Padia në Kushtetuese, PD kërkon t'i ndërpresë mandatin gjyqtarit Dvorani

Partia Demokratike i kërkon Gjykatës Kushtetuese, shfuqizimin e paragrafit 3 të nenit 5, në ligjin për funksionimin të Gjykatës së Lartë, i cili parashikon që gjyqtarit, të cilit i ka përfunduar mandati vazhdon të ushtrojë detyrën deri në emërimin e gjyqtarit pasardhës.Kjo kërkesë vjen pas refuzimit nga ana e mazhorancës të 7 dekreteve për anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe si shkak i këtij ngërçi institucional , Gjyqtari Ardian Dvorani, edhe pse i ka mbaruar mandati në 17 Shkurt 2014, vijon të ushtrojë detyrën e tij.Në padinë e tyre në Gjykatën Kushtetuese, demokratët argumentojnë se kjo situatë, ka sjellë pasojën antikushtetuese që për këtë anëtar të Gjykatës së Lartë, mandati kushtetutes nga 9 vjet të shndërrohet me ligj në 11 vjet apo më shumë./Oranews.tv/