Pastrohet Shëngjini, administrata dhe nxënësit ndërhyjnë në vijën bregdetare
Njësia Administrative e Shëngjinit së bashku me nxënësit e shkollave ka nisur pastrimin e të gjithë vijës bregdetare. Marr shkas nga rritja e shpejt e temperaturave, i është paraprirë sezonit duke pastruar më herët zonën turistike. Bregdeti i Shëngjnit ka nisur të frekuentohet nga vizitoret kryesisht gjatë fundjavave.Shëngjin-Zona bregdetare e Shëngjinit është pastruar nga mbetjet e shumta të akumuluara gjatë stines së dimrit. Njësia Administrative i ka paraprirë sezonit, pas nisjes se frekuentimit të zonës turistike nga vizitoret përshkak të rritjes së shpejtë të temperaturave.Punonjësit e pastrimit sëbashku me nxënësit e shkollave, kanë ndërhyrë duke pastruar të gjithë vijen bregdetare.Kreu i Njesisë Administrative të Shëngjinit Tonin Uldedaj ka garantuar pushuesit se do të gjejnë një shërbim cilësor. Zyrtarët kanë kërkuar edhe bashkëpunimin e qytetarëve për mbatjen paster të ambientit.Zona bregdetare e Shëngjnit ka nisur të frekuentohet nga vizitoret kryesisht gjatë fundjavave./Oranews.tv/