Klodeta Dibra: Nuk do të rriten tarifat e studentëve, është abuzuar me financat

Klodeta Dibra, një ndër kandidatet për Rektore të Universitetit të Tiranës ka prezantuar platformën e saj dhe pikat kyçe të programit për insitucionet e arsimit të lartë. Znj.Dibra shprehet se nëse fiton zgjedhjet do të moderojë tarifat e studentëve por nuk do të ketë rritje të tyre. Kandidatja për Rektore ngre shqetësimin se drejtuesit aktual të Universitetit kanë abuzuar me financat, paratë e nga tarifat e studimit nuk janë kthyer në investime.Në garën e nisur për drejtuesit e Universiteteve, Klodeta Dibra, pretenduese për Rektore e Universitetit të Tiranës po prezanton platformën e saj në nivel akademik dhe me grupet e interesit.Një nga diskutimet më të mëdha për studentët dhe akademikët në dy vitet e fundit kanë qenë rritja e tarifave të studimit, kundërshtimi i të cilave u shoqërua me protesta dhe bojkotim të mësimit.Znj.Dibra, nëse do të zgjidhet me 20 prill si Rektore do të nisë punën e saj nga kjo çështje, duke mos rritur tarifat e studentëve.Dibra: Unë gjykoj se tarifat nuk duhet të rriten, madje jam për të moderuar tarifën e studimit dhe kjo do bëhet një studim, duke pasur parasysh edhe të ardhurat e familjeve shqiptare. Por gjykoj që duhet të gjenden edhe burime të tjera financiare në aspektet e kornizës ligjore.Gjatë takimeve në Fakultete, Dibra thotë se ka konstatuar abuzime financiare nga drejtuesit aktual të institucioneve të arsimit të lartë, paratë nga tarifat e studentëve nuk janë kthyer në investime.Dibra: Raportet e auditit të cilat janë bërë edhe në Universitetin e Tiranës për të kuptuar që ai thes që fatkeqësisht duhet të ishte i mbushur nga parate e studentëve ka një vrimë poshtë që gjithmonë paratë futen por bien shpejt.Shqetësim për Dibrën përbën gjendja në të cilën ndodhen laboratorët e Fakulteteve.Dibra: Kur nuk janë bërë investime në laborator. Laboratori është një mjet didaktik i domosdoshëm, kështu që investimi laborator është i menjëhershëm. Duhet ndërhyrje e menjëhershme për të pasuruar bazën laboratorike.Zgjedhjet në Universitete do të mbahen në datën 20 prill.Përballë Klodeta Dibrës për të drejtuar Universitetin e Tiranës kandidon Mynyr Koni, Dekan i Shkencave të Natyrës.