Banorët e lagjes 18 në Durrës: Pimë ujë të ndotur
Dhjetëra banorë të zonës së ish stadiumit në Durrës, lagja nr 10 me rreth 20 mijë banorë thonë se uji që konsumojnë është i përzjerë me ujëra të zeza. Banorët ngrenë shqetësimin se nga konsumi i ujit të përzierë me fekale kanë përfunduar në spital me të vjella dhe diaerre. Sipas Ujësjellësit shkak ëhstë amortizimi i rrjetit, për të cilin do ndërhyhet shumë shpejt.Durrës-Prej tre muajësh, banorët e lagjes 18 në Durrës, zona me 20 mijë banorë pranë stadiumit thonë se po konsumojnë ujë të pijshëm të përzier me fakale. Sipas banorëve, disa kanë përfunduar në spital me të vjella e diarre, ndërsa të tjerë kurohen në shtëpi. E gjithë kjo situatë, sipas tyre, është pasojë e konsumimit të ujit të ndotur, për të cilin thonë se mban erë të rëndë.Në urgjencën e Durrësit mjekët konfirmojnë se të paktën 10 banorë të lagjes 18 janë paraqitur me probleme pastro-intestinale.Ndotja e ujit ka ndodhur si pasojë e amortizimit të rrjetit në një gjatësi prej 200 metrash, çka ka sjellë përzierjen e tij me ujërat e zeza. Situata është pranuar edhe drejtoria e Ujesjellës kanalazimeve Durrës, të cilët sqarojnë se shumë shpejt në këtë zonë do të nisë një investim i ri, për t'i dhënë fund një herë e përgjithmonë shqetësimeve të vazhdueshme të banorëve./Oranews.tv/