“Panama Papers”, Sayed: S’kemi dhënë këshilla për asnjë qeveri, po monitorojmë

Drejtoresha e Bankës Botërore në Tiranë, Tahseen Sayed, e pyetur nga gazetarët ka komentuar skandalin e “Panama Papres”.Ajo deklaroi se duhet parë roli i insitucioneve të tjera për këtë çështje, teksa u shpreh se Banka Botërore nuk ka dhënë këshilla për asnjë qeveri, por po sheh nga afër sesi po trajtohet çështja nga institucionet qeveritare.Tahseen Sayed: Kjo është një çështje globale dhe është një fenomen, që ka përfshirë shumë vënde. Përsa i përket se çfarë këshillash jep Banka Botërore, në këtë pikë mund të them se çështja këtu është se çfarë tregojnë rrjedhjet e dokumenteve dhe do të duhet të shikohet nëqoftëse ka llogari dhe dokumente, të cilat lidhen me kompani dhe organizata të caktuara. Si pikënisje, është Qeveria ajo që duhet të trajtojë dhe vlerësojë çështjet ligjore, çështjet për sektorin bankar përsa i përket shkurtimit ose uljes së krijimit të llogarive të tjera off-shore, që siç e shohim kane ndodhur goxha rëndom në të gjithë botën.Ndërkohë Banka Botërore në vetëvete është tërësisht e angazhuar tek parimet e trasparencës dhe integritetit përsa i përket sistemit financiarë të vendit, por për ne për të ushtruar ndikim mbi mënyrën sesi paratë lëvizin gjithë globin nëpërmjet kanaleve të tilla kjo është diçka, e cila do të duhet që të lidhet me shikimin shumë nga afër të rolit të institucioneve financiare ndërkombëtare. Për momentin ne nuk kemi kontroll ose rol të drejpërdrejtë për marrëveshje të tilla financiare. Ndërkohë ne nuk është se kemi lëvizur në asnjë vënd tjetër për të dhënë këshilla për mënyrën e trajtimit të kësaj çështje.Megjithatë jam e sigurt se ne takimin e pranverës në Uashington do ta trajtojmë në nivel të lartë këtë fenomen.Ne po shikojmë shumë nga afër se si po trajtohet çështja në nivelin e parlamentit ose të Ministrive dhe kemi ndjekur gjithashtu dhe deklarata shumë të forta për të kuptuar pak më mirë situatën në Shqipëri. Këtë po monitorojmë për momentin, por ndërkohë kur të kemi mendime dhe deklaratën do ti ndajmë ato me ju përfshirë dhe Shqipërinë.