Aksionet offshore të naftës, MEI: Nuk kontrollojmë kuotat e kompanive
Ministria e Energjisë dhe e Industrisë ka reagur në lidhje me aksionet off-shore të kompanisë që ka marrë të drejtën e kërkimit për naftë në bllokun 8 te kerkimit te nafte sne very te vendit. Sipas këtij institucioni marrëveshja është nënshkruar në përputhje me ligjin dhe nuk ka kosto financiare për buxhetin e shtetit.Ministria sqaron se nuk ka anjë të drejtë ligjore, që të vendosë kushte që kufizojnë vendndodhjen e aksionarëve të këtyre shoqërive.Ministria e Energjisë dhe e Industrisë ka sqaruar me anë të një reagimi zyrtar aksionet off-shore nga kompania e kërkimit të naftës Albanides Energy në veri të vendit.Në reagim thuhet se ministria nuk ka asnjë të drejtë ligjore për të vendosur kufizimin për vendodhjen e aksioneve apo transferimin e aksioneve të shoqërive. Kërkesa per kerkimin e naftës në bllokun 8 sipas ministrisë është bërë në përputhje me ligjin "Për hidrokarburet (kërkim-prodhim)", i ndryshuar, pas negociatave mbi një vjeçare që janë zhvilluar me kontraktorin nga ana e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore. Sipas Ministrisë pjesa më e madhe e kontratave hidrokarbure në Shqipëri por edhe jashtë saj janë nënshkruar me shoqëri, aksionerët e të cilave janë të regjistruar në vendet e njohura si "offshore".Ndër të tjera në reagim theksohet se diskutimi i hapur ditët e fundit në lidhje me investigimin "Panama Papers" dhe aludimi që bëhet për këtë marrëveshje janë rastërore për të mos thënë spekulative.Gjithashtu ministria e konsideron Fenomenin e kompanive offshore një realitet global ekonomik shumë vjeçar ndërsa investigimi i medias në rastin Panama Papers është fokusuar tek politikanët apo individë të lidhur me ta, si aksionerë të kompanive që mund të kenë përfituar konçesione që lidhen me fonde nga taksat e publikut.Blloku 8 është i pozicionuar në pjesën e veriut të Shqipërisë, zonë për të cilën nuk ka patur asnjëherë më parë interes kërkimi nga kompani të tjera vendase apo të huaja për shkak edhe të mungesës së studimeve sizmike dhe rriskut të lartë të kërkimit. Marrëveshja e firmosur parashikon fazën e kërkim-zbulimit e cila është ndarë në tre periudha./Oranews.tv/