"Vriteni atë m...shqiptari”, 25 vjeçari dhunohet barbarisht në Itali

“Vriteni atë m...shqiptar”. Nxitje e kësaj thirrje i shkaktoi dhunë barbare një 25 vjeçari shqiptar në Itali, i cili pasi u zhvesh u qëllua nga të paktën pesë burra.I riu shqiptar me iniciale A.S, u shpall fajtor për abuzim seksual me një vajzë holandeze 15 vjeçare në Pontedassio më 18 korrik të vitit të shkuar, krim të cilin shqiptari nuk e pranoi asnjëherë.Pas dhunës barbare, shqiptari përfundoi në spital me plagë të rënda në fytyrë dhe në trup.Prokurori i çështjes akuzoi 5 burra dhe një grua për dhunën e ushtruar, të cilët akuzohen edhe për diskriminim racor dhe kombëtar për shkak të përdorimit të vazhdueshëm të shprehjeve raciale.Pesë burrat e përfshirë në dhunë janë nga mosha 29 vjeçare deri në moshën 48 vjeçare, ndërsa dy të tjerë janë të mitur.Avokati mbrojtës i shqiptarit ka deklaruar se vajza ishte dërguar në urgjencë nga 25 vjeçari dhe mjekët nuk kanë vënë re shenja dhune seksuale. Procesi gjyqësor vijon ende. /Ora News/