Balla: Votoni një standard të ri, Blushi e Hafizi: Mos u bëni pjesë e farsës, denonconi

Duket se socialistët fushatën për referendumin të mbajtur gjithë këto kohë larg medias kanë zgjedhur ta intesidikojnë një ditë para procesit.Nënkryetari i grupit parlamentar socialist njëherësh edhe drejtuesi politik i rajonit Elbasan-Korçë, Taulant Balla ftoi të gjithë anëtarësinë të marrë masivisht në votime duke deklaruar se referendumi është një tjetër standard dhe leksion demokracie i PS. Taulant Balla: Është një shprehje që Partia Socialiste si e vetmja forcë udhëheqëse në këtë vend ka transferuar pjesën më të rëndësishme të vendimarrjes nga institucionet drejtuese tek anëtari i thjeshtë.Por, socialistët janë përballur edhe me thirrjen për të  bojkotuar këtë proces.Ben Blushi:  Ky referendum filloi duke shkelur të gjitha normat e statutit të Partisë Socialiste. Ishte referendum i stisur i cili synonte të zëvendësonte zgjedhjen për kryetarin e partisë me një referendum çka është totalisht e paarsyeshme.Mimoza Hafizi: Ky referendum nuk ka të bëjë me asnjë prej shqetësimeve të socialistëve shqiptarë, as me një qeverisje më të mirë, as me arsim dhe shëndetësi, as për vende pune e paga më të larta, as për një administratë më të përkushtuar dhe profesionale, nuk ka të bëjë as me më tepër demokraci në PS, nuk të bëjë as me më shumë meritë në karrierën politike. Jo. ky referendum është një përpjekjee pashpresë për të legalizuar mandatin shtatë vjeçar të kryetarit të PS në kundërshtim me të gjithë traditën demokratike të PS, në kundërshtim me të gjitha normat demokratike të partive politike europiane. Ky referendum është produkt i shkeljeve të panumërta të kodit zgjedhor, statutit të PS të cilat ne i kemi denoncuar dhe do të vazhdojmë ti denoncojmë në ditët në vijim. Ky referendum është zhvilluar pa asnjë fushatë dhe pas asnjë shpjegim për votuesit, për anëtarët e PS. Në këtë proçes ka një diferencë me mijëra e mijëra midis numrit  të votuesve në lista dhe atyre që deklaron selia zyrtare. Si deputete e kësaj partie, si deputete  e PS dëshiroj tu them të gjithë socialistëve shqiptarë mos u bëni pjesë e kësaj farse. Mos lejoni tu përdorin, mos u besoni premtimeve për punësim në këmbim të një vote, mos kini frikë, mos lejoni tu nëpërkëmbin dinjitetin. Vigjiloni dhe denonconi çdo tentativë për manipulim nesër.Edhe pse fton socialistët të mos marrin pjesë në referendum vetë deputetja Hafizi thotë se do të jetë e pranishme në Shkodër, jo për të votuar, por për të denoncuar çdo shkelje./Oranews.tv/