Zv/ministri i Mjedisit: Kur mund të lejohet gjuetia për shpend të veçantë
Nisur nga të dhënat e dy viteve moratorium dyvjeçar i gjuetisë ka rezultuar i suksesshëm. Sipas statistikave të Ministrisë së Mjedisit, gjatë kësaj periudhe janë bërë 650 inspektime nga të cilat u konstatuan 44 shkelje, të cilat janë gjobitur:Zv/ministri Kledi xhaxhiu: Kanë qenë 44 gjoba dhe numri i armëve të gjahut që janë sekuestruar është rreth 600 të tilla. Shuma totale e gjobave është rreth 3.2 milionë lekë.Falë këtij moratorium ka pasur një rritje të specieve të rralla në të gjithë vendin, veçanërisht në zonën e Karavastasë dhe Luginës së Patokut.Xhaxhiu: Është vënë re që kemi një rritje të numrit të shpendëve me rreth 5 mijë individë në Lagunën e Karavastasë, ndërsa në Lagunën e Patokut dhe të Vainit kemi një rritje me rreth 2500 individë.Për zv/ministrin e Mjedisit projektligji i miratuar disa ditë më parë nga kabineti qeveritar për shtyrjen me 5 vite të moratoriumit të gjuetisë është një nismë mjaft pozitive. Zv/ministri Kledi xhaxhiu rrëfen edhe risitë e kësaj nisme.Xhaxhiu: E para pritet që për rastin e ndonjë lloj popullate që mund të shtohet përtej ekuilibrit natyror, atëherë me urdhër të ministrit i përkrahur edhe nga Këshilli i Ministrave do të bëhet e mundur gjuetia e këtij lloji specifik. Gjithashtu, edhe në rastet kur do të kemi studime shkencore për një lloj të veçantë të faunës së egër.Pas miratimit të projektligji për moratoriumin 5 vjeçar Federata Kombëtare Shqiptare për Gjueti dhe Konservim ka paralajmëruar padi në gjykatën kushtetuese e madje edhe në Gjykatën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut./Ora News/