Vetëvendosje: AAK-ja nuk u konsultua me ne për datën e protestës

Lëvizja Vetvendosje ka komunikuar se nuk do të marrë pjesë në protestën e thirrur nga Aleanca për Ardhmërine e Kosovës, duke konfirmuar edhe njëherë përçarjen mes tyre. Qëndrimi i Lëvizjes Vetvendosje është komunikuar nga Frashër Krasniqi i cili argumentoi se shkak i marrjes së këtij vendimi ka qënë mos-lajmërimi paraprak nga AAK-ja. Ndërkohë, partia tjetër opozitare NISMA, ka bërë me dije se do të jetë e pranishme në protestën e cila pritet të mbahet më datë 14 maj.Tre partitë opozitare në Kosovë kanë konfirmuar edhe njëherë përçarjen që ekzison mes tyre, pasi kanë qënë zyrtarët e Lëvizjes Vetvendosje të cilët kanë bërë me dije se nuk do të marrin pjesë në protestën e thirrur më datë 14 maj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Zyrtarët e kësaj force politike kanë argumentuar se arsyeja e këtij vendimi është mos-lajmërimi paraprak nga AAK-ja. Frashër Krasniqi nga Lëvizja Vetvendosje, theksoi se subjekti politik në të cilin ai bën pjesë nuk është kërkuar për konsultime teksa gjykon se protesta e pakoordinuara rrezikojnë që të dobësojnë përpjekjet opozitare për të kundërshtuar qeverinë e Kryeminsitrit Isa Mustafa.Megjitahtë, partia tjetër NISMA, e drejtuar nga Fatmir Limaj, ka konfirmuar pjesëmarrjen në Protestë. Bilal Sherifi, sekretari i kësaj force politike deklaroi se aktivistët do të marrin pjesë në protestë pavarësisht partisë që do t'a thërrasë demonstratën. Ai shtoi se NISMA ka si qëllim largimin e qeverisë Mustafa. Përcarja mes subjekteve opozitare është konfirmuar edhe më herët nisur nga mosmarrveshjet që kanë patur liderët e partive të AAK-së dhe të Vetvendosjes, respektivisht Ramush Haradinaj dhe Visar Ymeri. Në bazë të deklaratave të tyre, objekt i mosmarrveshjeve./Oranews.tv/