Tahiri i shpreh angazhimin homologut grek për emigrantët, takon bashkatdhetarët

Çështja e refugjatëve ishte në fokus të takimit në Athinë mes Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe homologut të tij grek Nikolaos Toskas.Pas bisedimeve Tahiri, duke e cilësuar krizën e emigrantëve si një sfidë të përbashkët, shprehu angazhimin e Shqipërisë për bashkëpunim.Tahiri: Ne e dimë shumë mirë që asnjë vend nuk e përballon dot vetëm. Ashtu siç e dimë shumë mirë se kemi nevojë për një plan të përbashkët, në një axhendë të përbashkët europiane. Shqipëria është në rrugën e integrimit europian. Por këto kriza na ndihmojnë për të kuptuar se bashkëpunimi është i domosdoshëm për të zgjidhur sfida të përbashkëta.Me tej, Ministri Tahiri nënvizoi se duhet të sigurohemi që, nëpërmjet krizës së refugjatëve, elementë terroristë të mos kërcënojnë shoqëritë tona.Në Athinë, ministri Tahiri zhvilloi një takim edhe me shoqatat e emigrantëve shqiptarë, të cilëvë iu shpjegoi se procesi i regjistrimit do t’ju shërbejë atyre në vendet dhe jetojnë dhe do të shtronte bazat për garantimin e të drejtës së votës së emigrantëve.Tahiri: Ne jemi të ndergjegjshëm që Shqipëria ka një borxh dhe detyrim ndaj shqipëtarëve këtu, që gjithçka që kemi bërë është e pamjaftueshme për kontributin dhe sakrificën tuaj. Keni kontribut edhe në zhvillimin ekonomik këtu, për gjithçka keni bërë deri më sot dhe për gjithçka bëni vazhdimisht ne kemi arritur ti japin emigrantëve një menyre themelore për tu identifikuar si njerëz që meritojnë të drejta të plota.