I dha dozën e fundit të kokainës para se të vdiste, pranga 29 vjeçarit shqiptar

Një shtetas italian, i quajtur Riccardo Magherini, 40-vjeç, ndërroi jetë natën midis datës 2 dhe 3 mars të vitit 2014 në fshatin San Frediano.Ai kishte konsumuar mbidozë lëndësh narkotike. Për këtë arsye, në pranga përfundoi 29 vjeçari shqiptar i quajtur Armand Sufaj. Ai u arrestua bashkë me katër italianë dhe një shtetas rumun për shitje të lëndëve narkotike.Arrestimi u krye me kërkesë të Prokurorit, Luigi Becciolini. Hetimet ndaj shqiptarit nisën pas gjetjes së gjurmëve të gishtërinjve në unazën e viktimës, ndërsa më pas nisën përgjimet intensive ndaj tij.Prokuroria zbuloi se 29 vjeçari i ka dhënë dozën e fundit të kokainës 40 vjeçarit italian, i njohur me emrin shkurt si Ricky, i cili më herët ishte marrë me futboll.Do të jetë gjykata e Firences ajo që do të ndjekë më tej procesin gjyqësor ndaj të arrestuarve. Shqiptari shërbente si korrier i shpërndarjes së drogës./Ora News/