Louis Tomlinson i prezanton botës të birin, Freddie
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Prill 2016, 14:34
Janë publikuar foto të ndryshme të djalit të Louis Tomslinson në rrjetet sociale, por asnjëherë vogëlushi nuk është shfaqur si tani. Këtë foto e ka postuar vetë Louis në Instagram, ku vogëlushi Freddie shfaqet me një top futbolli tek këmbët.Përmendim se Freddie erdhi në jetë 11 javë më parë, ndërsa dy prindërit e tij janë ndarë shume kohë përpara se ai të lindte. Momentalisht këngëtari i grupit One Direction, është në krahët e Danielle Campbell, aktores 22-vjeçare. Thuhet se shumë shpejt ata do të martohen.
