Strehimi i romëve, Veliaj: Në Tufinë do të vendosen 50 shtëpi të lëvizshme
20 familjet rome, banesat e të cilëve janë përmbytur në Janar nga vëshimi i lumit të Tiranës në muajin janar do të strehohen në rulo. Bashkia e kryeqytetit do të vendos në Tufinë 50 shtëpi të lëvizshme, me një kapacitet akomodimi deri në 200 persona, shembull i ndjekur edhe në Shkozës kur banesat e këtij komuniteti u shkrumbuan.Veliaj: Më vjen mirë që në një situatë, e cila me shirat e fundit u bë dramatike, ku shumë anëtarë të komunitetit rom ishin vunerabël prej përmbytjeve dhe u strehuan në këto kapanone për çështje të emergjencës, sot kanë një shtëpizë të vogël, modeste, por të sigurt, të ngrohtë, jashtë të gjitha rreziqeve që mund të sjellë moti e natyra. Besoj se tani, hapësirat që u përdorën për emergjencat, mund t'i kemi për çdo situatë tjetërNë ditën ndërkombëatre të romëve, Erion Veliaj, zgjodhi të inspektoi nga afër punën që po bëhet për ngritjen e parkut të rulove dhe u shpreh për zgjidhje të strehimit të këtij komuniteti.Veliaj: Hapësirat që u përdorën për emergjencat, mund t'i kemi për çdo situatë tjetër.Unë besoj se kur punojmë të gjithë bashkë, ne mund të bëjmë gjëra që veç e veç janë të pamunduraInteres për të parë ecurinë e këtij projekti ka treguar dhe ambasadorja e Hollandës në vendin tone, si dhe ambientalistë. Ekspertët velerësuan se voluumi i punës është deri në 30% dhe do të punohet intesivisht për shkak se nevojat e këtij komunuiteti janë emergjente.