Tom Lala i penduar në gjykatë: Ndreca çoi dorën në brez, mendova se kishte armë

Arrest me burg ka qenë masa e dhënë nga Gjykata e Kurbinit për 69-vjeçarin Tom Lala autor i vrasjes së 50-vjeçarit Mark Ndreca, ngjarje e ndodhur të shtunën e kaluar në fshatin Gallatë.Nën masa të rrepta sigurie ai u paraqit në gjykatë për tu njohur me masën e sigurisë, ndërsa të pranishëm ishin dhe familjarë të tij.Në seancën e cila është zhvilluar me dyer të mbyllura mësohet se 69-vjeçari Lala e ka pranuar krimin e kryer prej tij, ndërsa ka shfaqur pendesë për atë çfarë ka ndodhur.Në dëshminë e tij para togave të zeza, Lala ka deklarur se ka qëlluar për vetëmbrojtje, pasi viktima në momentin e konfliktit ka zbritur nga makina."Në momentin kur unë e parakalova dhe ndalova për tu sqaruar me të, Mark Ndreca doli nga makina dhe futi duart në brez. Në atë moment unë mendova se ai kishte armë dhe po e nxirrte që të më qëllonte mua, ndaj dhe unë reagova, duke qëlluar në drejtim të tij" mësohet të ketë thënë Tom Lala para togave të zeza.Në bazë të provave dhe dëshmive të mbledhura në vendin e ngjarjes nga oficerët e policisë gjyqësorë, organi i akuzës e ka quajtur të ligjshëm arrestimin e tij, duke kërkuar që ai të mbetet në burg.Në të njëjten linjë ka qenë edhe gjyqtari i cili ka vendosur masën e sigurisë burg pa afat për 69-vjeçarin Tom Lala, për veprën penale vrasje me paramendim.Pasditen e të shtunes 69-vjeçari Tom Lala qëlloi me armë gjahu kushëririn e tijë Mark Ndreca, duke e lënë atë të vdekur në vend.Ngjarja e rëndë u regjistrua në fshatin Gallatë të Kurbinit për motive pronësie, ndërsa autori i ngjarjes u vu në pranga nga policia vetem 4 ditë, pasi ndodhi krimi.