"Shtëpia e gjetheve" pritet të hapet për publikun në fund të vitit 2016
Një vit pas inaugurimit të saj shtëpia e gjetheve pritet të kalojë në fazën e saj të dytë që është muzealizimi i saj dhe të hapet për publikun në fund të vitit 2016Në janar të vitit 2015 qeveria inauguroi të ashtëquajturën Shtëpinë e Gjetheve, godinën që gjatë kohës së diktaturës ishte nën përdorimin e sigurimit të shtetit duke fshehur brenda saj aparatura të sofistikuara spiunazhi nga më modernet për kohën.Më vonë kjo godinë u shndërrua në selinë e Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK), dhe të Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), duke funksionuar nga pikpamja praktike si qendër përgjimesh deri në vitin 1998. Më pas objekti pushoi së funksionuari duke mbetur e mbyllur deri në janar të 2015.Deri korrik të 2014 ndërtesa ishte në pronësi të SHISH derisa qeveria e kaloi nën varësi të Ministrisë së Kulturës e cila në bashkëpunim me Institucione të tjera nisi fazën e parë të rikonstruksionit të saj dhe shndërrimin në muze.Edi Rama: “Kryeqyteti ka infrastukturë ende të pazbuluar dhe ne do ta zbulojmë për publikun. Infrastukturë të tuneleve të nëndheshme të cilat ishin pjesë e infrastukturës sekrete të regjimit të shkuar dhe në fund projekti do të finalizohet si një muze i vrimave”.Kumbaro: “Ky muze i përgjimit them se është unik në Europë.Ndërtuar si klinikë mjekësore kur lindi i biri i mbretit Zog u transformua në zyrën e Gestapos në vitet ’43 dhe ’44 në Luftën e Dytë Botërore dhe menjëherë pas luftës u përdor nga sigurimi i shtetit të asaj kohe si zyra hetimore që në fakt do të thotë dhoma torture”.Në vitin 1939 kjo godinë shërbente si klinikë mjekësore nga ku do të lindte djali i mbretit Zog, Princ Leka. Më pas ajo u përdor si zyrë e Gestapos, zyrë hetimi deri në vitin 1950 prej regjimit komunist dhe më pas zyra qëndrore e përgjimit për Sigurimin e Shtetit, nën emrin e koduarDeri në përfundim të fazës së dytë Dyert e kësaj godinë do të vijiojnë të qëndrojnë të mbyllura për vizitorët./Oranews.tv/