Kryebashkiaku i Divjakës i përgjigjet Berishës: Shpifje, është zbatuar ligji

Kryetari i Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi, i ka cilësuar shpifje akuzat e ish-kryeministrit, Sali Berisha, se në bashkëpunim me deputetin socialist, Erjon Braçe, kanë përfituar mbi 1 milion dollarë nga tenderi për rrugën Mërtish-3 Urat.Kokoneshi: Edhe në 2011 kur ky ka qenë Kryeministër dhe ky nuk ka shpifur një gjë ndaj meje. Sot del dhe shpif e shpif në mënyrën më të ulët.Me dokumente në dorë dhe në një reagim të gjatë për mediat, Kryebashkiaku i Divjakës ka renditur 7 arsyet kryesore pse firma me ofertën më të ulët, të cilës Berisha ju referua, ishte skualifikuar nga gara.Kokoneshi: Oferta e paraqitur nga bashkimi i operatorëve ekonomikë “Alba Konstruksion sh.p.k” dhe “BEIS shpk” rezulton anomalisht e ulët. Janë shtatë pika që bien në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik. Ajo që është më e rëndësishme, kam një deklaratë këtu: “Deklaroj se heq dorë nga ankimi administrative mbi proçedurat e tenderit sistemim-asfaltim i rrugës Mërtish-3 Urat”.Akuzave personale të Berishës, Kokoneshi i është përgjigjur me sfidë.Kokoneshi: Kur të prekë emrin tim dhe emrin e familjes time të ketë kujdes, në sensin se unë vij nga një familje e nderuar e qytetit të Divjakës dhe nuk i trembem absolutisht asgjëje. Nëqoftëse del një gjë sikur shumë e vogël për Kryetarin e Bashkisë në lidhje me avionin e rënë mbaj përgjegjësi dhe jap dorëheqjen sot.Kryetari i bashkisë së Divjakës paralajmëron se do t’i drejtohet Gjykatës për çdo shpifje ndaj tij.