Klosi: Gardisti që duhet të mbrojë interesat e qytetarëve, vrau gruan e vet
Pavarësisht përpjekjeve për të promovuar barazinë gjinore dhe për të njohur të drejtat e grave Shqipëria ende nuk ka shënuar hapa para në respektimin e ligjit, në mbrojtjen e viktimave të dhunës apo në zbatimin e vendimeve të gjykatës.Ministri i Mireqënies Sociale Blendi Klosi iu referua ngjarjes në Tiranë ku gardisti që dhet të ruajë interesat e qytetarëve dhunoi dhe vrau bashkëshorten e tij në prani të fëmijëve të mitur.Klosi kërkoi si aleat në reduktimin e rasteve të tilla reagimin qytetar për të denoncuar dhunën.Klosi: Një grua e dhunuar e cila mbrohej edhe nga gjykata për dhunën e ushtruar nga bashkëshorti i saj dhe bashkëshorti vazhdonte të ishte një njeri me armën e shtetit që të mbronte interesat e qytetarit, ndërkohë nuk mbronte interesat e gruas së tij dëshmon se jemi shumë larg disa standardeve që duhet të kthehen në mekanizma reale mbrojtje për familjen shqiptare.Referuar pjesëmarrjes së gruas në politikë, Shqipëria ka bërë progress. 8 ministre femra dhe 50% anëtare zonja në të gjithë Këshillat bashkiak.Klosi: Po të shikojmë shifrat zyrtare ne jemi krahësuar dhe me vendet e rajnit në 5 vendet më të mira për prezencën e zonjave në qeverisjen. Janë 8 zonja ministre sot.Deklaratat ministri Klosi i bëri gjatë konferencës “së bashku me gratë kundër dhunës dhe shfrytëzimit” ku aktorët dënuan format e dhunës ndaj grave./Oranews.tv/