Shqiptarët të parët në Britani për dokumente të falsifikuara

Më shumë se 1 milion njerëz hynë ilegalisht vitin e shkuar në vendet e Evropës, duke shënuar rekord historik me një shifër prej rreth 6 herë më shumë se në vitin 2014.Agjencia Evropiane e Kufirit ka publikuar një raport për numrin ilegal të emigrantëve në Bashkimin Evropian, e cila kapi një shifër të përgjithshme prej 1.8 milionë personash. Plot 764 mijë persona kanë hyrë nga rrugët e Ballkanit Perëndimor.Numri më i madh emigrantëve vijnë nga Siria e përfshirë në luftë, ndërsa pas nuk mbeten as vende të tjera nga Afrika Perëndimore, siç është rasti i Eritresë.  Numri i kërkesave për azil në vitin 2015 u rrit në një nivel të paparë më parë prej 1.35 milionë, sipas EASO.Numri i të rikthyerve sipas raportit, është 175 200 persona, ku shqiptarët përbëjnë 17% të të kthyerve, të ndjekur nga ukrainasit me 8,6% dhe kosovarët me 5.8%.Përtej kërkesave për azil në vendet anëtare të Bashkimit Evropian, shqiptarët kanë hyrë masivisht edhe në Britaninë e Madhe. Sipas raportit, numri i atyre që kanë hyrë në shtetin ishullor është shumë më i lartë se numri i rasteve të zbuluara.Taktika e përdorur është fshehja në kamionë të ndryshëm. Kufiri midis Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar është një shembull i gjallë e hyrjes në mënyrë të paligjshme nëpërmjet fshehjes në kamionë.Një metodë tjetër është ajo e falsifikimit të dokumenteve, ku numri i shqiptarëve që përdorin mjete të tilla është rritur me 70% krahasuar me vitin paraardhës, duke shënuar kështu vendin e parë të ndjekur nga ukrainasit. Shqiptarët përdorin kryesisht karta identiteti italiane dhe greke të falsifikuara. Ndërsa ukrainasit përdorin karta të falsifikuara polake, ashtu sikurse në shumë raste i përdorin edhe shqiptarët./Ora News/