Meta me deputetët gjermanë: Reforma në Drejtësi kyç për integrimin në BE
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka pritur një delegacion me deputetë nga Bundestagu gjerman, anëtarë të Grupit të Miqësisë me vendet e Evropës Juglindore.Sipas njoftimit të zyrës së shtypit, kreu i Kuvendit është shprehur se reformimi i sistemit të drejtësisë është kyç jo vetëm për procesin e integrimit evropian por edhe për rritjen e besueshmërisë së Shqipërisë pranë vendeve anëtare të BE-së si dhe ndaj investitorëve të huaj.Nga ana e tyre, deputetët gjermanë rikonfirmuan mbështetjen e Gjermanisë ndaj progresit të Shqipërisë drejt BE-së dhe nënvizuan se reforma në drejtësi është shumë e rëndësishme si për rritjen e besimit të qytetarëve ndaj shtetit ligjor ashtu edhe për klimën e biznesit.Delegacioni i grupit të miqësisë nga Bundestagu gjerman ka vënë në dukje se zhvillimi i ekonomisë së Shqipërisë dhe i rajonit është shumë i rëndësishëm për Gjermaninë dhe investitorët gjermanë./Ora News/