Berisha: GFI u tjetërsua, u bllokua për 3 vite për markimin, reagon ministria e Financave
Ish kryeministri Berisha ka akuzuar qeverinë Rama se ka lejuar tjetërsimin e kompanisë së markimit të karburanteve GFI dhe pas bllokimit të markimit të naftës bruto për 3 vjet, e liroi me një vedim të ministrit të Financave dy javë më parë. Akuzat hidhen poshte nga ministria e Financave, e cila sqaron se nuk ka shitje aksionesh, por thjesht kalim kuotash brenda të njëjtës kompani. Sipas burimeve nga ky dikaster, në kontratën e lidhur nga Berisha me GFI-në nuk janë parashikuar klauzola që të pengojnë shitjen e aksioneve dhe ndryshimi më pas I rregullave të lopjës është I pamundur, pasi pengohet nga ligji per “Shoqerite tregtare” dhe rrezikohet arbitrazhiIsh kryeministri Berisha ka lëshuar akuza të forta në drejtim të qeverisë për lidhje me kompaninë që ka me koncension markimin e karburanteve. Sipas Berishës, kompania GFI e kontaktuar për markimin u tjetërsua në kohën e qeverisjes Rama, duke shitur aksionet dhe u larguar nga Shqipëria në vitin 2015, pasi u bllokuar për 3 vjet për markimin e naftës bruto që nxirrej në vend. Proces që sipas Berishës është liruar me urdhër të ministrit të Financave, Arben Ahmetaj dy javë më parë.Berisha: Në 2015 Edvin Kritaq Rama kundrejt xhepit pranon që GFI të largohet në shtator dhe të vijë Global Edi Internacional. U zhduk ajo, në thyerje të kontratës dhe në mënyrë kategorike nuk bëhet pa një rryshfet të madh. Dy javë më parë Arben Ahmetaj ka urdhëruar që të shenjohet dhe anfta e nxjerrë. A mund ta pyesni pse e bllokove 3 vjet dhe e dhe tani?! Unë e kam mësuar këtë mbrëmë vonë.Lidhur me akuzat e Berishës, burime nga Ministria e Financave sqarojnë se nuk bëhet fjalë për tjetërsim të GFI-së, por për kalim të kuotave të aksioneve brenda të njëjtës kompani.Burimet e mësipërme shpjegojnë gjithashtu, se në bazë të ligjit për Shoqëritë Tregtare, nuk mund të ndalohet kalimi i aksioneve apo shitja e tyre te kompani të tjera. Sipas ekspertëve të Ministrisë së Financave, në hartimin e kontratave koncensionare duhet të ishin parashikuar klauzola për raste të tilla, gjë që nuk ka ndodhur në kontratën e lidhur në kohën e qeverisë Berisha me GFI-në. burimet e mësipërme shpjegojnë se pas nënshkrimit të kontratës, është pothuajse e pamuindur ndryshimi i rregullave të lojës, pasi rrezikohet arbitrazhi.Shitja e aksioneve pasi një kompani ka marrë një koncension ose të drejta esklzuive te kompani të tjera është një sekmë që po zbatohet rëndom në shqipëri. Një rast i ngjashëm ishte edhe ai me kompaninë Rapiskan./Oranews.tv/