Panariti pret ambasadoren Vlahutin: Zgjerim i tregtisë mes Shqipërisë dhe BE
Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, zhvilloi sot një takim me ambasadoren e BE në Shqipëri, Romana Vlahutin. Ministri Panariti e informoi ambasadorën Vlahutin me zhvillimet në bujqësi dhe proceset integruese të saj në BE.Në njoftimin për mediat të ministrisë së Bujqësisë thuhet se Panariti dhe Ambasadorja Vlahutin diskutuan për rrugët e zgjerimit e pranisë së rrjeteve tregëtare të BE-se për prodhimet bujqesore ne Shqiperi, krahas atyre ekzistuese. Kjo do të mundesonte rritjen e ofertës dhe të konkurences si dhe te stabilizimit të cmimeve të prodhimeve bujqësore dhe blegtorale. Një takim i afert në nivel të përfaqesive diplomatike të BE-se në Shqipëri, nën drejtimin e Ministrisë së Bujqësisë dhe të Delegacionit Europian pritet që të shqyrtojë rrugët e rritjes së pranisë së rrjeteve tregëtare europiane të ushqimit në Shqipëri.Me tej në njoftim thuhet se Ministri Panariti propozoi edhe krijimin e platformave të integruara për cmimet më shumice të artikujve bujqësore, mbi bazen e mekanizmave të ankandit ose bursës, bazuar në përvojat evropiane. Ambasadorja Vlahutin premtoi mbeshtetje në ketë drejtim nëpërmjet programit TAIEX. Ministri Panariti i kerkoi ambasadores Vlahutin mbështetje në programet e parandalimit të sëmundjeve të transmetueshme nga kashet tëk njeriu, për të garantuar çrrenjosjen e tyre.