Panama Papers, AMF: Qeveria të përdorë mjetet për riatdhesimin e kapitalit
Ndërsa qeveria ka nisur hetimin mbi kompanitë koncensionare pas skandalit të Panama Papers, kreu i Bordit Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, Pajtim Melani apelon që të përdoren të gjitha mjetet për të rikthyer kapitalin e dërguar në parajsat fiskale, që i është shmangur kontrollit fiskal, në rastin e biznesmenëve dhe kapitalit të rrjedhur nga veprime korruptive, që i janë shmangur detyrimeve të deklarimit të pasurive në rastin e zyrtarëve dhe politikanëve.Sipas Melanit, në këtë mënyrë ekonomia shqiptare do të përfitojë, pasi këto para do të futen në vend.Melani: Një mundësi e mirë që kapitalet e rrjedhura nga ekonomia shqiptare në mënyra të paligjshme që mund të kenë ardhur si pasojë e veprimeve korruptive ose kriminale dhe kanë pasur si objekt pastrimin në këto guacka në këto zona offshore të kthehen te taksa paguesit. Ndërveprimi i institucioneve publike për ta kthyer çështjen në interes të publikut sidomos jo vetam nga na morale, pro edhe nga ana financiare për t’i kthyer taksat e munguara në rastet kur nga biznesi që kanë bërë evasion me paratë e tyre dhe për ti kthyer shumat e plota në rastet kur këto para kanë ardhur si shkak i korrupsionit.Duke komentuar skandalin e Panama Paperes, Kreu i bordit Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare deklaron se sektori financiar në vend nuk ka risqe.Të njëjtin qëndrim mbajti një ditë më parë për sistemin bankar edhe guvernatori I bankës së shqipërisë, Gent Sejko./Oranews.tv/