Sulmet në Bruksel, publikohet një video e re për një atentator të dyshuar

Autoritetet belge kanë publikuar një video të re në lidhje me sulmet terroriste në aeroportin e Brukselit.Ata kërkojnë ndihmë nga qytetarët për të identifikuar një person tjetër të filmuar nga kamerat e sigurisë.Dy burra shihen në pamjet filmike pak para sulmit vetëvrasës, që la pas 14 persona të vdekur. Njëri prej tyre nuk është identifikuar ende dhe besohet se është gjallë. Fotot e zmadhuara tregojnë një burrë me pallto të bardhë dhe kapele./Ora News/