Drejtuesja e Policisë Federale zvicerane viziton Tiranën
Një delegacion zviceran i kryesuar nga drejtuesja e Policisë Feredale, Nicoleta della Valle, do të vizitojë sot Tiranën në kuadër të thellimit të bashkëpunimit midis dy vendeve.Zyrtarja do të kërkojë një shpërndarje më të shpejtë të informacioneve për të forcuar në vecanti masat kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe trafikut të drogës. Shqipëria dhe Zvicra kanë firmosur edhe një marrëveshje në vitin 2007 në bazë të të cilës autoritetet e shteteve respektive janë zotuar për të kooperuar në kuadër të parandalimit të aktiviteteve të jashtëligjshme.Marrëveshje të ngjashme janë firmosur gjithashtu me Kosovën, Bosnjën, Maqedoninë dhe Serbinë si pjesë e strategjisë së vazhdueshme të Zvicrës për të patur bashkëpunim ndërkombëtar në funksion të luftimit të përbashkët ndaj rrjeteve ndërkombëtare të trafiqeve të ndryshme.Në bazë të burimeve paraprake, qëllimi i vizitës së drejtoreshës së policisë federale do të jetë pikërisht thellimi i bashkëpunimit në bazë të marrëveshjeve ekzistuese. Zyrtarët zviceranë gjykojnë se kooperimi me vendet e Ballkanit është një element i domosdoshëm për të parandaluar aktivitetet e jashtëligjshme.