Buxheti faktit i Durrësit miratohet mes debatesh në këshillin bashkiak

Investimet që kanë nisur në zonën e Plazhit në Durrës janë shoqëruar me debate në mbledhjen e këshillit bashkiak. Këshilltarët demokratë i kanë cilësuar ato të dëmshme për zonën dhe sezonin turistik, duke vlerësuar se po hidhen poshtë milion lekë që u investuan një vit më parë për të njëjtin projekt.Por kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, ka shpjeguar se investimi nisi në këtë periudhë, pasi sapo u dakordësuan me BB për projektin.Vangjush Dako kryetar i bashkisë Durrës: Është një investim 5 mln euro i BB dhe 1.5 mln dollarë e qeverisë shqiptare për ujin e pijshëm.Armand Teliti kundërshtoi pretendimet e Dakos, duke argumentuar se investimi i bashkisë nuk ka menduar se cdo të bëhet me parkimet në një zonë ku është i zhvilluar turizmi familjar.Në mbledhjen e radhës së këshillit bashkiak të Durrësit, me shumicë votash u miratuan të gjashta pikat e rendit të ditës, mes të cilave dhe buxheti faktik i bashkisë si dhe miratimi i fondit për rehabilitimin e skemës së ujitjes të rezervuarëve Tarin-Tapana-Shkallë./Oranews.tv/