Ja çfarë shkruante gazeta britanike më 7 Prill 1939 për pushtimin italian të Shqipërisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Prill 2016, 19:37
Si sot 77 vite më parë, Italia fashiste do të niste sulmin ushtarak ndaj Shqipërisë. Më herët, qeveria italiane kishte bërë investime të mëdha në Shqipëri, ndërsa i krijuar vendit ballkanik një lloj varësia. Si është paraqitur sulmi nga shtypi i kohës?Gazeta britanike “Daily Mirror” (Pasqyra e Mëngjesit) kishte si kryeartikull më 7 Prill 1939:"Italia nis sulmin në Shqipëri, nga ajri, deti dhe toka"."Në sulmin brutal, italianët përdorën 400 aeroplanë, 170 anije luftarake dhe 35.000 ushtarë. Por ata u përballën me një rezistencë madhështore", thuhet në artikull.
/Ora News/