Arrestohet “bosi” shqiptar i shitjes së kokainës

Një shqiptar i cilësuar “Boss” i trafikut të drogës përfundoi në prangat e policisë italiane. Shqiptari vëzhgohej prej disa ditësh nga skuadrat e antidrogës në rajonin e Perugias.Gjatë monitorimeve, u pikas shqiptari duke shkëmbyer drogën dhe paratë në afërsi të një kishe në San Mariano, ku të dyshuarit zhvillonin zakonisht takimet.Mediat italiane shkruajnë se shqiptari rreth 30 vjeçar, trupmadh, nuk ishte në dijeni se po vëzhgohej nga policia. Shqiptari ka mundur të shkëmbejë drogën në një zonë me pemë, ndërsa pak më vonë ka ndërhyrë policia duke e arrestuar atë në fshatin San Mariano.Bashkë me të është arrestuar edhe një shtetas tjetër, korrier në shitjen e drogës e llojit kokainë.Edhe personi tjetër i arrestuar është shqiptar me iniciale C.K, i cili ka deklaruar se ishte i pastrehë, duke gënjyer kështu policinë.Policia nuk ka gjetur asgjë të jashtëligjshme në banesën e tij, por ka sekuestruar vetëm kartat SIM të telefonave celularë.Policia ka sekuestruar rreth 1.75 gram substancë "kokainë". Të arrestuarit kanë deklaruar se ishin konsumatorë të lëndës narkotike, por kjo nuk e ka bindur policinë vendase./Ora News/