Rama në Kosovë: Bashkëpunimi mes dy qeverive ka dhënë rezultate pozitive
Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Kosovës për të qënë i pranishëm në ceremoninë inaguruese të zgjedhjes së Presidentit të ri, Hashim Thaci, teksa ka zhvilluar një takim me homologun e tij, Isa Mustafa si dhe me Kreun e Kuvendit, Kadri Veseli. Gjatë konferencës së mbajtur me kryeministrin Mustafa, Rama vlerësoi bashkëpunimin midis dy qeverie ndërkohë që bëri thirrje për kooperim të mëtejshëm në funksion të zhvillimit të njëtrajtshëm të Kosovës dhe Shqipërisë.Rama: Ky proces i bashkëqeverisjes së problemeve dhe çështjeve të interesit të përbashkët na ka dhënë rezultate shumë të mira. Mjafton të shoshim shifrat e shkëmbimeve tregtare dhe të eksportit në të dyja anët e kufirit, për të kuptuar jo vetëm sesa shumë është bërë sëbashku, por edhe se çfarë potenciali të madh ka, sepse ka ende probleme për t’u adresuar e çështje për t’u zgjidhur, në mënyrë që kjo hapësirë të jetë një hapësirë e lirë shkëmbimesh dhe një hapësirë ku përmes këtyre shkëmbimeve rritet mirëqenia e popullit tonë në të dy anët.Në të njëjtën linjë qëndroi edhe Kryeminsitri Mustafa, i cili tha se dy qeveritë kanë nisur përgatitjet për një tjetër takim bilateral.Mustafa: Vlerësuam se do të vazhdojmë me takime të përbashkëta të dy qeverive dhe do të punojmë bashkarisht në përgatitjen e takimit të ardhshëm në të cilin do të bëjmë një vlerësim të punës.Një detaj i cili nuk u ka shpëtuar mediave ka qënë veshja e Kryeministrit Rama, i cili preferoi të vishet me xhinse dhe të mos mbajë kravatë në të dyja takimet e mbajtura. Megjithatë, gjatë fjalës së tij, në konferencën për shtyp, ai kërkoi mirëkuptimin e qeverisë së Kosovës, duke thënë se e konsideronte vizitën si një takim miqësor./Oranews.tv/