Transballkanikja, banorët protestojnë: Të na japin shtëpitë ose të na shpronësojnë

Qindra familje përgjatë rrugës Transballkanike rrezikojnë prishjen e banesave të tyre ekzistuese prej viteve 1950-1960. Kjo pasi aty do të nisi iimplementimi i një projekti i cili ende nuk është bërë publik.Dhjetra banorë të kësaj zone janë njoftuar mbrëmjen e djeshme nga INUV se banesat e tyre do të prishen dhe shpronësimi do të kryehet sipas vkm-se së qeverise Nano te vitit 2000 dhe cmimin e tregut te ketij viti.Ata kane kërkuar rishikimin e vendimit dhe shpronësimin korrekt , ndërsa janë shprehur sesi qytetarë të vjetër të Vlorës nuk kanë qëllim bllokimin e investimeve publike , por shteti tu japë atë çfarë u takon.Ndërkohë i kontaktuar nga Ora News kreu i bashkisë se Vlorës Dritan Leli tha se ky është një projekt i miratuar në vitin 2000 .Ndërsa shpronësimi do te jete korrekt .Banorët kanë nënshkruar një peticion drejtuar kreut te bashkise dhe kryeministrit, ndërsa kanë paralajmeruar përshkallezim të protestës deri në bllokim rruge .12939651_10207661336685156_1423507983_n 12957363_10207661339965238_661088387_n 12968510_10207661343365323_1335051506_n 12966768_10207661338925212_213010711_n 12935249_10207661337445175_647875125_n/Oranews.tv/