Makina luksoze vidheshin në rajon dhe shiteshin në Shqipëri, ndalohen 11 persona
11 persona të ndaluar dhe 19 automjete luksoze të sekuestruara të gjitha marka “Range Rover, Audi A6, BMË X5 -X6, Ëolksvagen etj është bilanci i operacionit “Lux” të finalizuar nga policia e shtetit në bashkëpunim me prokurorinë e Shkodres. Kanë qënë hetimet disa mujore për trafikimin e mjeteve motorrike të vit prodhimeve të fundit, të cilat u shtrinë në disa shtete si Shqipëri, Bosnje, Kroaci, Serbi, Austri, Francë dhe Itali. Të gjitha këto mjete kanë hyrë gjatë vitit 2015 përmes pikës së kalimit kufitar të Hanit të Hotit për në territorin e vendit tonë.Ndërkohë prokurori i çeshtjes, Anton Martini bëri me dije se hetimet vijojnë dhe do të shtrihen deri edhe tek punonjësit e pikës së kalimit kufitar të Hanit të Hotit, si dhe atyre të drejtorive të shfrytëzimit të automjeteve, që i kanë pajisur me dokumenta.Pista e hetimit do të shtrihet madje deri edhe në shtetet e rajonit dhe ato të Bashkimit Europian ku ky grup ka operuar.Automjetet e sekuestruara mësohet se në treg ishin shitur edhe në disa duar radhazi, ku vlera e tyre e shitjes sipas hetimeve në shumë raste ishte qesharake dhe larg vlerës reale të tregut. Tashme të gjitha këto makina ndodhen të sekuestruara në drejtorinë e policisë qarku Shkoder dhe skema e hetimeve do të vijojë për të mësuar edhe bashkëpunëtorët e tjerë.