Helikopteri që pretendon Berisha është i kompanisë Shega Transa dhe jo i FA

Helikopteri që ish kryeministri Berisha pretendon se po transportonte mermer gjatë fluturimit nuk është i forcave të armatosura por i komanisë private Shega Trans.Kompania pasi ka parë fotot që kanë qarkulluar në një reagim të saj sqaron se  gjate ditës së djeshme ka kryer 2 fluturime ajrore në veri te Shqiperisë, konkretisht nga vendi i quajtur "Shtoj, Malesi e madhe per ne Curraj i Eperm , Tropoje. Në foton që po shihni dhe që Ora News i disponon duket qartë se i përket një tjetrë modeli  helikopteri dhe jo atij të ushtrisë.Këto dy fluturime sipas kompanisë janë kryer për të përmbushur amanetin e një qytetari Shqiptar të vdekur jashtë kufijve të Shqipërisë për ndërtimin e varrit të tij në vendin e lindjes Curraj i epërm, Tropojë. Për këtë arsye, sqaron Shega Trans  kemi bërë dy fluturime për të transportuar  pllakat e mermerit dhe materialet e nevojshme për ndërtimin e varrit.Në statusin e tij në facebook ish- kryeministri Berisha ka folur rreth dyshimeve që janë ngritur për shkaqet e rëzimit të helikopterit të ushtrisë duke hedhur dyshime se ai po transportonte mermer për rezidencën e ministres në Vermosh. Në një reagim të sajin në facebook ministrja e Mbrojtjes Kodheli e quan PD-në një parti baltë, ndërsa për Berishën përmend një shprehje të popullit e cila thotë: të kam lënë Zotin se robi s'meret me ty./Oranews.tv/