Forumi ekonomik i LGI, Meta: Të nxisim pjesëmarrjen e gruas
Kryetari Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, në fjalën e tij në Forumin Ekonomik të Gruas së kësaj partie ka kërkuar fuqizim ekonomik të gruas duke e parë këtë si rrugën e vetme për angazhimin saj në politikë e vendimmarrje. Meta bëri apel që tu jepet fund strategjive që nuk i lexon askush por të kalohet tek modeli.Meta: Dy janë elementët kryesorë për ta fuqizuar ekonomikisht gruan. E para, mendoj se është formimi profesional, në të gjitha nivelet, që nga formimi profesional për të bërë një punë të thjeshtë, pra për atë që ka një shkollë 9-vjeçare apo një shkollë të mesme të përgjithshme jo profesionale, e deri te formimi profesional në nivelet më të larta dhe akademike. Së dyti është tregu. Ne duhet të përpiqemi si shtet, si institucione, si ta gjejmë tregun. Mendoj se fuqizimi ekonomik është fuqizim shoqëror, patjetër edhe politike. Shoqëria jonë ka nevojë për modele konkrete. Më mirë një punë konkrete, sesa të flasim pafund për strategji. Një pjesë të madhe të strategjive nuk i lexon më njeri. Ne na duhen modele dhe ka plot modele në Shqipëri, ka gra që punojnë. Besoj se duke i shumëfishuar këto modele konkrete, ne arrijmë të krijojmë një frymëzim. fuqizimi ekonomik është fuqizim shoqëror, patjetër edhe politik. Më mirë një punë konkrete, që e shohin të gjithë se si funksionon se sa të flasim pa fund për strategji, dhe ju siguroj se një pjesë të madhe të strategjive nuk i lexon njeri dhe nuk i merr më njeri seriozisht për fat të keq.Meta kërkoi nga Lidhja e Gruas së LSI të japë mesazhe shprese e perspektive, për integrimin e grave.Meta: Do të dilet me mesazhe edhe më konkrete në Parlament përmes monitorimit të zbatimit të legjislacionit, sidomos në mbështetje të grave kryefamiljare, sipërmarrëse , sepse ndeshin vështirësi të mëdha se përsëri përveçse do të merren me sipërmarrjen, do të merren edhe me problemet e familjes dhe kështu me radhë.Për kryetaren e LGI, Klajda Gosha, LSI ka qenë një shembull për shumë iniciativa në dobi të gruas.