Dënohen 3 shqiptarë për prostitucion: Ato ishin të dashurat tona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Prill 2016, 20:21
Tre tutorë prostitutash me origjinë shqiptare janë dënuar me nga 4.5 vite burg nga Gjykata e Apelit në Amsterdam.Sipas medieve holandeze, ata kanë detyruar 6 femra nga Holanda dhe Republika Çeke që të ushtrojnë aktivitetin e prostitucionit.Një person i katër është shpallur i pafajshëm. Të dënuarit kanë deklaruar përpara gjykatës se gratë ishin të dashurat e tyre.Prokuroria publike në vend pretendon se vajzat u sollën për të prostituuar, të cilave u kërkoheshin rreth 1 mijë euro në ditë.Shqiptarët më pas arrinin të kryenin pastrimin e parave, duke i dërguar ato në Shqipëri.Në vitin 2013, të akuzuarit u shpallën të pafajshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë pikërisht për shkak të pretendimit të mësipërm./Ora News/