Finalja kombëtare e konkursit të Këngës Franceze në Universitetin e Arteve
Në kuadër të aktiviteteve për Pranverën e Frankofonisë u zhvillua të dielën në ambientet e Universitetit të Arteve në Tiranë, finalja kombëtare e konkursit të Këngës Franceze.Kandidatët pjesëmarrës në këtë konkurs janë përzgjedhur nga Aleancat Franceze të Elbasanit, Durrësit, Korçës, Shkodrës dhe Tiranës. Fituesi i këtij eventi artistik do të përfitojë një fundjavë në Paris.Pranvera e Frankofonisë rikthehet në Shqipëri me dhjetëra aktivitete nga data 17 deri në 24 mars 2016.Koncerte, ekspozita, shfaqje teatri të luajtura nga profesionistë apo nxënës shkollash, projeksion videosh, shfaqje filmash, mbrëmje poetike, degustim gatimesh, por edhe shumë aktivitete të tjera, do të vijnë në një stinë që i fton të gjithë të bëhen pjesë e saj.Pranvera e Frankofonisë organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Ministrinë e Punëve të Jashtme, Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, Teatrin Kombëtar për Fëmijë, Universitetin e Arteve, Akademinë “Marubi”, disa galeri private si “Zeta” e “Tulla” etj.
/ata/