Të shtëna me armë zjarri në Nju Orllins, 19 të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Maj 2013, 08:38
Të paktën 19 persona janë plagosur ditën e djeshme gjatë një parade për ditën ndërkombëtare të nënës në Nju Orllins të Shteteve të Bashkuara.Byroja Federale e Inteligjencës (FBI) ka thënë se nuk dyshon se sulmi ka qenë terrorist ndërsa një zëdhënëse e saj e ka cilësuar atë si “akt të dhunës në rrugë”.Policia ka thënë se të plagosurit janë një djalë dhe një vajzë nga 10 vjeç, dhjetë burra dhe shtatë gra.Ndërkohë policia ka tre të dyshuar për ngjarjen ndërsa po vijon kërkimet për kapjen e tyre.Rreth 400 persona kanë qenë të pranishëm në këtë aktivitet në momentin e sulmit.