Klodeta Dibra dhe Mynyr Koni garojnë për Rektor të Universitetit të Tiranës

Klodeta Dibra dhe Mynyr Koni janë dy kandidatët që do të garojnë për Rektor të Universitetit të Tiranës, detyrë që aktualisht mbahet nga Dhori Kule.Profesor.Dibra 50 vjeçe aktualisht është  Dekane në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja,  ndërsa Profesor.Koni 52 vjeç është Dekan në Fakultetin e Shkencave të Natyrës.Komisioni Institucional i Zgjedhjeve në UT ka pulikuar gjithashtu listën e kandidatëve për anëtarë të senatit akademik. Mes listës prej 63 kandidatësh është dhe emri i Rektorit  aktual, Dhori Kule.KIZ ka shpallur dhe  listën për "Përgjegjës Departamenti“  në Departamentin e Edukimit Fizik dhe Sporteve Universitare të UT-së. Beqir Kuka, është i vetmi kandidat që është pretendent për këtë detyrë.Kanditatët do të prezantojnë platformat e tyre deri me datën 20 prill, kur edhe do të votohen.Ndërkohë në zgjedhje për Universitetin e Tiranës janë të përfshirë Fakulteti i Drejtësisë, Fakulteti i Ekonomisë, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Fakulteti i Histori-Filologjisë, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Shkencave Sociale dhe Instituti i Fizikës Bërthamore të Zbatuar.

Lista e kandidatëve për anëtarë të senatit akademik UT

Lista për përgjegjës departamenti në Departamentin e Edukimit Fizik Dhe Sporteve Universitare

Lista për autoritetin drejtues rektor të UT