Emigrantët e Idomenit kanë bllokuar linjat hekurudhore prej dy javësh
Azil-kërkuesit e kampit të Idomenit prej 12 ditësh kanë bllokuar linjat hekurudhore që lidhin Greqinë me Maqedoninë. Emigrantët janë ulur në shinat e trenit duke refuzuar largimin drejt kampeve të tjera të qëndrimit që janë vendosur në dispozicion nga qeveria e Greqisë. Pavarësisht se Athina zyrtare ka dërguar dhjetëra autobusë për transportin e tyre, vetëm 1.000 emigrantë janë larguar nga kampi, ndërkohë që afro 11.000 të tjerë po qëndrojnë me shpresën se do të vijojnë rrugëtimin e tyre drejt Europës Perëndimore. Emigrantët që ndodhen në kufirin greko-maqedonas kanë bllokuar prej 12 ditësh linjat hekurudhore duke refuzuar edhe transferimin në qëndra të tjera strehimi të cilat janë vënë në dispozicion nga qeveria e Greqisë.Ata kanë preferuar që të qëndrojnë në kampin e Idomenit me shpresën se Shkupi zyrtar dhe liderët e Bashkimit Europian do të vendosin për hapjen e kufinjve, gjë që deri më tani nuk ka ndodhur dhe në bazë të marrëveshjes së firmosur me Turqinë, nuk ka për të ndodhur as në të ardhmen.Bllokimi në kufirin greko-maqedonas tashmë prej disa javësh, ka shkaktuar nervozizëm dhe konfuzion në radhët e emigrantëve.Ky emigrant shprehet se nuk ka besim as tek plani i rishpërndarjes së firmosur me Turqinë. Sipas tij, marrëveshja është një pakt i dështuar.Qeveria e Greqisë ka vënë në dispozicion autobusë për transferimin e emigrantëve drejt qëndrave të tjera të strehimit. Zyrtarët e Athinës kanë komunikuar se nuk do të detyrojnë askënd që të largohet, pavarësisht se shumica e emigrantëve refuzon që të transferohet nga kampi i Idomenit, me shpresën se kufijtë mund të hapen.Deri më tani, vetëm 1.000 emigrantë janë larguar nga kampi, ndërkohë që afro 11.000 të tjerë vijojnë të mbeten të bllokuar.



/Oranews.tv/