Tarifat e legalizimeve, qytetarët nuk do paguajnë më në Hipotekë
ALUIZNI i qarkut Durrës ka mbledhur zyrat vendore të Hipotekave të Durrësit dhe Krujës për të bashkërenduar punën në mënyrë që të shmangen sorollatjet e qytetarëve për legalizimin e pronës. Një risi që iu njoftua publikisht ishte heqja e pagesës prej 15 mijë lekësh në Hipotekë.Një grup i përbashkët pune me specialistë të Drejtorisë së ALUIZNI-t në Durrës dhe zyrave vendore të Hipotekave në Durrës dhe Krujë pritet ti japë fund ecejakeve të vazhdueshme të qytetarëve për marrjen e çertifikatës së pronësisë për pronat e tyre.Drejtori i ALUIZNI-t në Durrës, Flamur Gjuzi, shpjegoi se tashmë qytetarët nuk do të paguajnë më tarifën 15 mijë lekë në Hipotekë, por do paraqiten aty vetëm për të tërhequr çertifikatën e pronësisë. Flamur Gjuzi: Taksat nuk ekzistojnë më, e vetmja taksë që paguhet pranë Drejtorisë së ALUIZNI-t Durrës është taksa e parcelës ndërtimore, pra nuk do të ketë më asnjë lloj takse tjetër. Edhe në Hipotekë aplikimin për llogari të qytetarit do ta bëjë ALUIZNI Durrës.Bashkëpunimi trepalësh synon shmangien e sorollatjes së qytetarëve nga një zyrë në tjetrën.Ani Dyrmishi: Informacioni merret me blloqe kadastrale dhe ALUIZNI do ta ketë më të lehtë për të proçeduar më dhënien e lejes së legalizimit.Pra e merr një bllok kadastral në total, nuk merr më një pasuri për çdo individ, ose për çdo pasuri.Në total në qarkun e Durrësit janë marrë 75 mijë deklarime legalizimesh nga qytetarët, nga të cilat janë ndarë 15 mijë çertifikata pronësie.Një nga problemet që ka dalë prej disa muajsh në Durrës është edhe legalizimi i rreth 10 mijë ndërtimeve që janë në zonën arkeologjike B të qytetit, në ish-Kënetë të cilat me një vendim Qeverie të vitit 2011 nuk mund të legalizohen.