Lezhë, vetëm 30 minuta furnizimi me ujë në 24 orë

Banorët e Lezhës prej kohësh vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.Shkak është orari i kufizuar me ujë, vetëm 30 minuta por edhe punimet për ndërtimin e ujësjellësit të ri, që ka prishur depon ekzistuese për të ndërtuar një të re.Problem, gjithashtu mbeten edhe katet e larta pasi uji nuk shkon fare.Banor: “Nuk ka ujë fare. Vjen pesë minuta dhe ikën. Edhe ato pesë minuta që vjen, vjen baltë”.Banor: “Duhet të ngjitet por ka rreth një javë apo më shumë që nuk arrin të ngjitet”.Banor: “Vjen po vjen shumë pak, gjysmë orë, 10 minuta. Ndonjëherë nuk vjen fare. Orarin e ka të caktuar por nuk vjen. Jemi ankuar. Unë mendova se tani që u shtruan tubat e rinj do fillojë të vij uji rregullisht por taniu ndërpre fare. Nuk e di se ku është pengesa”.Kjo situatë nuk ka gjetur ende zgjidhje për shkak se rikonstruksioni ujësjellësit nuk është marrë ende në dorëzim nga Bashkia e Lezhës, ndërsa i afrohemi gjithnjë e më shumë stinës së verës.Për banorët e qytetit zgjidhja e vetme është mbushja e bidonave në puse të hapura privatisht./Oranews.tv/