Kompensimet për Unazën e Vogël, Qeveria miraton fondin prej 572 milionë lekësh

Qeveria ka vendosur që të shpronësojë banorët që preken nga ndërtimi i Unazës së Vogël në Tiranë, duke theksuar se kompensimi bëhet me çmimin e tregut.Në këtë kompensim përfshihen banesa dhe tokat. Shuma e vënë në dispozicion është 572 milionë lekë, ndërsa përfshihet në llogarinë e “Fondit të Shpronësimeve” të Bankës së Shqipërisë.Sipas vendimit, shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, do të përballohen nga buxheti i vitit 2016, miratuar për Ministrinë e Zhvillimit Urban.Cilat janë mënyrat për të përfituar shpronësimet? Sipas vendimit të qeverisë, pronarët e përfshirë në listën e kompensimit duhet të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Bashkisë së Tiranës.“Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë, të fillojnë procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën treguese të regjistrimit sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar dhe të bëjnë kalimin e pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të shtetit”, thuhet në pikën 8 të VKM-së.Në pikën 9, kërkohet nga  “Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë të pezullojë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin kur do të realizohen procesi i hedhjes se gjurmës së projektit mbi hartën treguese të regjistrimit dhe kalimi i pronësisë për pasuritë e shpronësuara”. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.