Ish-mësuesi shiste cigare marijuanë në gjimnaz, arrestohet me dy të tjerë

Një ish-mësues në Shënkoll të Lezhës dhe dy persona të tjerë përfunduan në pranga, për shkak se shpërndanin lëndë narkotike në shkollë.Sipas policisë lokale, Fatmir Ndreca, 46 vjeç, punonte si arsimtar në shkollën e Shënkollit dhe nxënësve me sa duket përveç dijeve më herët, tani u shpërndante lëndë narkotike.Ministria e Arsimit në një reagim të sajin thotë se mësuesi prej 4 muajsh nuk është pjesë e sistemit arsimor.Por, gjatë arrestimit, Ndreca u ka deklaruar policëve se ishte arsimtar, gjë që nuk ka rezultuar e vërtetë.Në pranga, përfunduan edhe dy persona të tjerë,  Sabri Zyba, 24 vjeç, dhe Petrit Gjoka, 41 vjeç.Operacioni i koduar “Arbeit”, bëri të mundur sekuestrimin e një sasie prej 340 cigare brenda të cilave ishte kamufluar lënda narkotike marijuanë.Gjithashtu, janë sekuestruar edhe 555 doza lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa, 56 (kubik) të dyshuara si bimë narkotike të kultivuara në gota plastike, 1 automjet Mitsubish, 4 celularë dhe 1 armë gjahu me leje.Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.Drejtori i Arsimit në Lezhë Bardhok Pulaj ka bërë të ditur se 46-vjeçari Fatmir Ndreca nuk ka qenë pjesë e sistemit arsimor.Sipas tij, ai ka punuar vetëm dy muaj si mësues me kontratë në një shkollë të ciklit të ulët në fshatin Kolsh të Lezhës, por që ishte larguar prej 4 muajsh. [caption id="attachment_711659" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Hashashi i bere me cigare qe shperndanin personat e arrestuar Ne foto: Hashashi i bere me cigare qe shperndanin personat e arrestuar[/caption][caption id="attachment_711658" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Hashashi i bere me cigare qe shperndanin personat e arrestuar Ne foto: Hashashi i bere me cigare qe shperndanin personat e arrestuar[/caption][caption id="attachment_711620" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Hashashi i bere me cigare qe shperndanin personat e arrestuar Ne foto: Hashashi i bere me cigare qe shperndanin personat e arrestuar[/caption][caption id="attachment_711619" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Hashashi i bere me cigare qe shperndanin personat e arrestuar Ne foto: Hashashi i bere me cigare qe shperndanin personat e arrestuar[/caption]