Produktet bujqësore të Fierit drejt Kosovës e Ukrainës, dyfishohen eksportet

Rriten eksportet e produkteve bujqësore të fermerëve të Fierit dhe Mallakastrës. Vetëm për 3 mujorin e parë të këtij viti shënohen rreth 9 mijë ton produkte bujqësore, fruta dhe perime.Shifra është afro dy herë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, pohojnë ekspertë të Drejtorisë së Bujqësisë Fier.Vetëm në dy muajt e parë të 2016 janë eksportuar rreth 6 mijë ton lakra, spinaq presh dhe 3 mijë ton domate, kastravecë si dhe luleshtrydhe, kryesisht në Kosovë dhe Ukrainë.Muhamet Baboci, drejtor i Shërbimit Këshillimor në DRB Fier: U arrit shifra rekord si në asnjë vit tjetër. Për periudhën janar-shkurt janë certifikuar rreth 600 ton produkte bujqësore për eksport. Dominojnë kryesisht lakra, lulelakra dhe preshi. Në fillim të muajit mars ka një rritje të prodhimit të domates dhe trangullit dhe veçanërisht të luleshtrydhes.Sipas ekspertëve të bujqësisë, harta e vendeve eksportuese është zgjeruar me Austrinë, Gjermaninë , Rusinë dhe Suedinë./Ora News/