Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, 58 punonjës për 2016, 90 në 2017

Miratohet numri i stafit mjekësor për Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore. Me propozim të Ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave vendosi në mbledhjen e sotme për disa ndryshime në strukturën e kësaj qendre.Numri i përgjithshëm i punonjësve për Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore për vitin 2016 është 58 veta dhe për vitin 2017 e në vazhdim është 90 veta.Pjesë e Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore (QKUM) është Njësia e Koordinimit të Urgjencave Mjekësore, e cila bën komandimin dhe koordinimin e Njësisë së Transportit Mjekësor me Helikopter dhe Shërbimit të Urgjencave Mjekësore.Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore është përgjegjëse për trajnimin e personelit mjekësor dhe paramedikal në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor, sipas strandardeve kombëtare e ndërkombëtare.Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore bashkëpunon me organizata të tjera kombëtare ose ndërkombëtare, të autorizuara ose të certifikuara nga institucionet përkatëse në Shqipëri apo në vende të tjera, për kryerjen e trajnimit në fushën e urgjencës mjekësore.Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore lidh marrëveshje me institucionet e arsimit të lartë, sipas legjislacionit në fuqi për arsimin e lartë, dhe me institucione të kujdesit shëndetësor.Njësia e Koordinimit të Urgjencave Mjekësore është operative 24 orë, për 7 ditë të javës, dhe koordinohet nga përgjegjësit e turnit, të cilët janë mjekë të Njësisë së Koordinimit të Urgjencave Mjekësore.Drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, për mbulimin e shërbimit me personel mjekësor në Njësinë e Transportit Mjekësor me Helikopter, përzgjedh nga njësitë e urgjencave mjekësore dhe cakton personelin mjek e infermier sipas një grafiku të paracaktuar.Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe ndryshimet e propozuara në pikën 1, të këtij vendimi, hyjnë në fuqi më 1 janar 2017.