Kamikazët e Brukselit, Prokuroria zbulon se kishin në shënjestër Kryeministrin Michel
Terroristët që goditën Brukselin kanë kërkuar në internet të dhëna për shtëpinë dhe rezidencën zyrtare të Kryeministrit të Belgjikës, Charles Michel. Është ky lajmi tronditës që vjen nga mediat belge, të cilat bëjnë me dije se autoritetet kanë mundur të konfiskojnë laptopin e ekstremistëve që hodhën veten në erë një javë më parë. Në laptop janë gjetur gjithashtu materiale të vlefshme që po analizohen nga hetuesit belgë. Këta të fundit kanë kërkuar edhe ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë pasi një kopje e hard-diskut u është dërguar ekspertëve amerikanë.Terroristët që hodhën veten në erë në aeroportin e Brukselit një javë më parë kanë kërkuar në internet informacione për shtëpinë dhe zyrën e Kryeministrit të Belgjikës, Charles Michel.Lajmi tronditës është përcjellë nga mediat vendase të cilat bëjnë me dije se autoritetet kanë mundur që të zbulojnë një laptop të ekstremitëve, teksa në historikun e kërkimit të tyre është vënë re se ata po përpiqeshin që të merrnin sa më shumë të dhëna rreth rezidencës zyrtare të Kryeministrit si dhe të shtëpisë së tij private.Burime ende të pakonfirmuara raportojnë se në laptop ishin gjetur gjithashtu detaje dhe fotografi të kreut të ekzekutivit në ambiente të ndryshme.Nuk dihet ende nëse kjo celulë ka përgatitur ndonjë sulm nga Kryeministrit Michel. I gjithë vendi ka qënë nën masa të rrepta sigurie prej muajsh, ndaj nëse një lajm i tillë do të konfirmohet edhe në rrugë zyrtare, pritet që të ketë masa të shtuara sigurie për Kryeministrin. Në materialet e konfiskuara është gjetur edhe një mesazh i terroristit që hodhi veten në erë në aeroportin e Brukselit, Brahim El-Bakraouit, i cili ankohej tek persona të paidentifikuar për ndjekjet e shpeshta të bëra nga autoritetet ndaj tij.Autoritetet kanë kërkuar ndihmën e aleatëve ndërkombëtarë për të analizuar të dhënat e gjetura, teksa bëhet me dije se një kopje e hard-diskut të laptopit të terroristëve u është dërguar edhe ekspertëve të FBI-së amerikane./Oranews.tv/