41500 euro për katër çështje të Strasburgut, Izet Haxhisë dhe Vebi Alimuçës u paguhen kamatvonesat

Këshilli i Ministrave vendosi sot për ekzekutimin e disa vendimeve të Gjykatës së Strasburgut në favor të qytetarëve shqiptarë. Janë 41 500 euro të planifikuara për katër çështje. Qeveria do të ekzekutojë pagesat për çështjet “Artan Lako kundër Shqipërisë dhe dy aplikime të tjera”  në shumën 1 200 (një mijë e dyqind) euro për kërkuesin Artan Lako (aplikimi nr.48693/08); në shumën 900 (nëntëqind) euro për kërkuesin Bardhyl Ibra (aplikimi nr.72462/11); në shumën 1 400 (një mijë e katërqind) euro për kërkuesen Gerta Xhaferi (aplikimi nr.30946/12), në lidhje me dëmin pasuror dhe jopasuror, kostot dhe shpenzimet, duke i përjashtuar nga çdo taksë që mund të jetë e aplikueshme.“Luli kundër Shqipërisë”, në favor të z. Pëllumb Luli, në shumën 27 000 (njëzet e shtatë mijë) euro, plus çdo taksë që mund të jetë e aplikueshme. “Durim Harri kundër Shqipërisë” në shumën 5 100 (pesë mijë e njëqind) euro, në lidhje me dëmin pasuror dhe jopasuror, kostot dhe shpenzimet, duke e përjashtuar nga çdo taksë që mund të jetë e aplikueshme. “Afërdita Theodhosi kundër Shqipërisë”, në shumën 5 900 (pesë mijë e nëntëqind) euro, në lidhje me dëmin pasuror dhe jopasuror, kostot dhe shpenzimet, duke e përjashtuar nga çdo taksë që mund të jetë e aplikueshme.Po kështu qeveria ka vendosur edhe për pagimin e interesave të vonesave në ekzekutimin e disa vendimeve të gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut.Interesat e thjeshta të vonesës do të llogariten nga data e afatit përfundimtar për shlyerjen e detyrimit deri në datën e urdhërpagesës së principalit të detyrimit.Vendimet hyjnë në fuqi menjëherë pas publikimit në fletoren zyrtare.Për çështjen “Caka kundër Shqipërisë” (aplikimi nr.44023/02), interesat do të llogariten nga data 8.6.2010.Për çështjen “Bushati dhe të tjerë kundër Shqipërisë” (aplikimi nr.6397/04), interesat do të llogariten nga data 14.8.2012.Për çështjen “Alimuça kundër Shqipërisë” (aplikimi nr.20134/05), interesat do të llogariten nga data 9.10.2012.Për çështjen “Cani kundër Shqipërisë” (aplikimi nr.11006/06), interesat do të llogariten nga data 6.9.2012.Për çështjen “Izet Haxhia kundër Shqipërisë” (aplikimi nr.34783/06), interesat do të llogariten nga data 5.5.2014.Për çështjen “Puto dhe të tjerë kundër Shqipërisë” (aplikimi nr.609/07), interesat do të llogariten nga data 22.2.2011.Për çështjen “Mullai dhe të tjerë kundër Shqipërisë” (aplikimi nr.9074/07), interesat do të llogariten nga data 18.4.2012. Për çështjen “Gjyli kundër Shqipërisë” (aplikimi nr.32907/07), interesat do të llogariten nga data 29.3.2010. Për çështjen “Kaçiu kundër Shqipërisë” (aplikimi nr.33192/07), interesat do të llogariten nga data 9.3.2014. Për çështjen “Cale kundër Shqipërisë” (aplikimi nr.50933/07), interesat do të llogariten nga data 6.2.2013.Për çështjen “Themeli kundër Shqipërisë” (aplikimi nr.63756/09), interesat do të llogariten nga data 15.4.2013.Për çështjen “Tushaj kundër Shqipërisë” (aplikimi nr.13620/10), interesat do të llogariten nga data 15.4.2013.Për çështjen “Rrapo kundër Shqipërisë” (aplikimi nr.58555/10), interesat do të llogariten nga data 25.3.2013.Interesat e thjeshta të vonesës janë të barabarta me kursin marzhinal të huas së Bankës Qendrore Evropiane, gjatë periudhës së mospagimit, plus 3 (tre) për qind, mbi shumat e urdhëruara nga vendimet përkatëse të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.Vlerat e detyrimit, të llogaritura sipas përcaktimeve në pikat 2 dhe 3, të këtij vendimit, të konvertohen në lekë, në bazë të kursit të këmbimit të bankës, ku do të depozitohet shuma, në datën e kryerjes së pagesës.Vlerat e llogaritura si detyrim, sipas përcaktimeve në pikat 2 dhe 3, të këtij vendimi, të konvertohen në lekë, në bazë të kursit të këmbimit të bankës, ku do të depozitohet shuma, në datën e kryerjes së pagesës.Efektet financiare, të parashikuara për ekzekutimin e këtij vendimi, të përballohen nga fondi i kontingjencës i buxhetit të shtetit.

Vendimi i qeverisë për çështjet e Strasburgut