Fotografi Babani rrëfen eksperiencën njëjavore në kampin Idomeni: Aty diskutohej mbijetesa

Kampi Idomeni është më i përfoluri në mediat ndërkombëtare sot. Rreth 11 mijë emigrantë janë bllokuar aty prej javësh. Kampin e ka vizituar edhe fotografi shqiptar Armando Babani, i cili rrëfen eksperiencën e tij në studion e Ora News, duke theksuar se fotot më emocionuese ishin ato për fëmijët dhe të moshuarit.Babani: Asnjëherë nuk është e lehtë të jesh dëshmitar i diçkaje ndërkombëtare. Dhe akoma më shumë nuk është e lehtë të transmetosh atë që përjeton dhe ndjen.Fotografi tregon se ka qëndruar rreth një javë në kamp, duke shtuar se pyetja e vetme e sirianëve atje ishte: Do të hapen kufijtë?!Babani: Fëmijët, gjendja e mjerueshme e fëmijëve. Aty diskutohej buka dhe mbijetesa. Aty diskutohej jeta. Lodra është luks i tepruar atje! Ishte momenti kur kam parë dy fëmijë duke luajtur dhe ishte një nga rastet e rralla kur jam prekur. Kam lënë aparatin dhe më janë dashur 15 minuta për të marrë veten. Derisa Pasholli: Si ishte një ditë për një familje siriane në kampin?Babani: Mbi 90% e ditës së tyre kalon në radhë. Radhë për ujin, për bukën, për batanijet, etj. Duhet theksuar një gjë: janë jashtëzakonisht të edukuar. T’i shihje radhën 200 metra dhe askush nuk shtyhej dhe nuk hynte pa radhë. Më ka bërë shumë përshtypje.bab2 babanii/Ora News/