Jahjaga: Ekspertët nuk gjetën shkelje në demarkacionin Kosovë-Mali i Zi

Nuk janë gjetur shkelje në përmbajtjen e standardeve për vijën e demarkacionit midis Kosovës dhe Malit të Zi. Ky është përfundimi i raportit të ekspertëve ndërkombëtarë, të cilët kanë studiuar marrëveshjen midis dy qeverive dhe të kundërshtuar ashpër nga partitë opozitare. Raportin e bëri publik Presidentja në largim Atifete Jahjaga, e cila theksoi në një konferencë shtypi, se nuk ishin gjetur shkelje.Jahjaga: Para pak minutash komisioni ndërkombëtar me dorëzuan raportin me vlerësimin e tyre për procesin e përcaktimit të vijës kufitare. Nga aspekti ligjor dhe teknik nuk kanë gjetur shkelje në demarkacion dhe kanë vlerësuar se procesi i është përmbajtur standardeve. Ky komision gjatë punës së tij ka biseduar me një spektër të gjerë ekspertësh.Jahjaga ka ftuar institucionet e vendit dhe spektrin politik që t’i marrin parasysh vlerësimet e komisionit i cili qe thirrur nga vetë presidentja.

Konferencë për media: Komisioni ad-hoc për vlerësimin e procesit të demarkacionitPosted by Atifete Jahjaga on 2016-03-30