Në Krujë e Fushë Krujë 20 gurore të paligjshme, do të mbyllen
Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve ka vijuar kontrollet e nisura prej disa ditësh në zonën e Krujës dhe Fushë-Krujës në impiantet e prodhimit dhe përpunimit të materialeve inerte (gurore) si dhe aksionin për identifikimin e furrave të gëlqeres.Inspektorati ka konstatuar ngritjen e aktivitetit të paligjshëm të 20 furrave të gëlqeres, të cilat do mbyllen të gjitha. Aktualisht fadromat kanë prishur 6 prej tyre.Gjatë kontrollit janë revokuar lejet mjedisore për 3 gurore, për shkeljen e kushteve mjedisore gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre.Kreu i ISHMP-së Ergys Agasi deklaroi se institucioni që drejton do të ushtrojë të gjitha kompetencat ligjore, në sigurimin e një mjedisi të pastër dhe të shëndetshëm, si dhe do të penalizojë me ndëshkime maksimale të gjithë ata individë apo subjekte që do të ushtrojnë aktivitet në kundravajtje me ligjet dhe normat mjedisore./Ora News/