Borxhi 100 mijë eurosh, arrestohet autori i vrasjes së Pasho Zotaj në 2004

Arrestohet pas 12 vitesh arrati një person i shpallur në kërkim për vrasjen me armë zjarri të shtetasit Pasho Zotaj, ngjarje kjo e ndodhur  me  datë 15.08.2004  në Vlorë.Policia ka vënë në pranga Leonard Elezaj, 45 vjeç, banues në Tiranë.Operacioni për kapjen e tij u zhvillua nga forcat e Posaçme Operacionale Speciale.Leonard Elezaj me vendim të datës 26 mars 2010 të Gjykatës Lartë  është dënuar me 25 vjet heqje lirie për Veprat Penale të "Vrasjes me paramendim" dhe "Armëmbajtje pa leje".Leonardi sëbashku me të vëllain e tij Alban Elezaj dhe shokun e  tyre, Erion Borakaj akuzohen për vrasjen se Zotaj lidhur me një borxh 100 mijë eurosh që vëllai i viktimës u kishte pasur autorëve të krimit.Pasho Zotaj kishte dy javë që ishte kthyer nga shteti fqinjë Greqi, ku kishte vuajtur dënimin prej 7 vjetësh, nën akuzën e vjedhjes së një banke.Vëllezërit Elezaj dhe Erion Borakaj e kanë ndjekur me makinë dhe më pas e kanë kapur në vendin e quajtur Fushë-Mamurras, midis fshatit Gjormë dhe Kote të rrethit të Vlorës.Sipas akuzës, ata e kanë rrahur atë dhe e kanë mbajtur peng deri sa vëllai i tij të sillte lekët e borxhit.Viktima ka tentuar t‘u shpëtojë dhe të largohet me vrap, por të pandehurit e kanë arritur dhe e kanë qëlluar me pistoletë duke i marrë jetën.